Kryemadhi publikon videon dhe i përgjigjet Ramës: LSI nuk i harron premtimet dhe nuk i brakits njerëzit siç ka bërë Rilindja



Kryetarja e Lëvisjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi thotë se vota për partinë që ajo drejton, “është mbështetje për një parti vërtetë të majtë”.

Në një postim në rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe një video nga takimet e zhvilluara në Gjirokastër, Kryemadhi, 7 ditë para ditës së zgjedhjeve të përgjithshme, bën thirrje që qytetarët të votojnë masivisht në 25 prill.

Duke iu përgjigjur deklaratave të kryeministri Edi Rama, Kryemadhi thekson se LSI “nuk i harron premtimet dhe nuk i brakits njerëzit, siç Rilindja ka bërë me gjirokastritët”.

POSTIMI I PLOTE

Vota për LSI është mbështetje për një parti vërtetë të majtë, që nuk i harron premtimet dhe nuk i brakits njerëzit, siç Rilindja ka bërë me gjirokastritët.

Këngën më të bukur Gjirokastrës do t’ja thurin të rinjtë dhe të rejat e saj, qytetarët e saj, me votën masive për ndryshim në 25 Prill, për nr. 6.

Fitorja po vjen dhe atmosfera e saj ndihet nga jugu në veri.
#VOTO6 🗳 #VOTOLSI 🌹

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *