Kryetarja e Lëvizjes socialiste për Integrim ka kërkuar ndërprerjen e kontratës për Inceneratorin e Tiranës.
Ajo tha sot gjatë takimit me strukturat e LSI se mbetet ende në pritje të drejtësisë për rastin e koncesionit 30-vjeçar të këtij Inceneratori.
“Mirë Elbasani që janë marrë të gjitha paratë, ndërsa Fieri 98% eshte paguar, po Tirana që vijon thith paratë e qytetarëve? Cfarë pret qeveria? Ajo duhet ndërprerë menjëherë si kontratë koncesionare, por edhe minimalisht, pezullohet ekzekutimi i kontratës, si shenjë e vullnetit të mirë nga ana e qeverisë, dhe derisa të gjykohet nga gjykata, kjo kontratë mund të administrohet nga një Administrator i zgjedhur nga shteti shqiptar.
Unë mbetem ende në pritje të drejtësisë së re për rastin e koncesionit 30 vjecar të inceneratorit të Tiranës.
Kam indicie që po i përgatis për t’i kthyer në prova dhe nuk do ndaloj për të zbardhur rolin e secilit, përfitimin e kujtdo, dhe vjedhjen më të madhe që i është bërë qytetarëve shqiptarë në 100 vjet shtet, falë gjithë qeverisë rilindase në bashkëpunim me Kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, dhe Kryetarin e Bashkisë Fier Armando Subashin, që për këtë të fundit është ushtruar një presion I jashtëzakonshëm për të mos u goditur bashkë me Alqi Bllakon për shpronësimin në Fier”, deklaroi Kryemadhi.
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al