Kryemadhi zgjedh të jetë deputete e Fierit/ Ja kush shkon në Kuvend nga Tirana dhe kush mbetet jashtë






Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zgjedhur të marrë mandatin si deputete në qarkun e Fierit, duke hequr dorë nga Tirana.

monika-kryemadhi-3-675x450

Kryemadhi i ka kthyer përgjigje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku specifikon që do të marrë mandatin e Fierit.

Mandati i qarkut të Tiranës i kalon nënkryetarit Petrit Vasili, i cili ishte i treti në listën e LSI-së për kryeqytetin.

Me marrjen e mandatit të Fierit nga Kryemadhi, i hiqet shansi për të hyrë në Parlament Keidi Mehmetajt.

Kujtojmë që Kryemadhi garoi në tre qarqe, Tiranë, Fier, dhe Elbasan, ku rezultoi fituese në dy të parët.

Katër deputetët e rinj të LSI-së do të jenë, Monika Kryemadhi, Erisa Xhixho, Petrit Vasili dhe Agron Çela.

LSI

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *