“Kryeministër i skutave”/ Pas arritjes së marrëveshjes për targat me Serbinë, sulmohet Albin Kurti. PSD: Ky është vetëm fillimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është përballur me një incident. Pas nënshkrimit të marrëveshjes për targat me Serbinë, Kurti është goditur ditën e sotme me qershi nga Partia Socialdemokrate.

“Rrens” dëgjohet të thonë një nga autorët.

Ka qenë kryetari i Partia Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ai që ka publikuar edhe momentin kur Kurti është qëlluar me qershi.

Postimi në Facebook:

Sapo ia kthyem Kurtit qershitë e tij. Ato janë vetëm për të. Pasojat le t’i merr për vete.

Kryeministër i skutave. Provoi t’i shpëtonte ballafaqimit me temën e Asociacionit, por nuk ju shpëtoi dot qershive.

Ky është vetëm fillimi i organizimit e mobilizimit kundër dialogut që ka si nënshtrat Asociacionin. Segregimi etnik është i pajetueshëm dhe i papranueshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *