Kryeministri australian: Mbyllja e kufijve shpëtoi më shumë se 30,000 jetë

21:30 28/09/2021

Australia do të hapë kufijtë pasi të vaksinohet 80% e popullsisë

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison deklaroi se mbi 30 mijë jetë janë shpëtuar me mbylljen e kufijve të vendit për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Morrison nënvizoi faktin se mbyllja e kufijve të vendit mbrojti jetët e qytetarëve.

Por, unë do t’ju them se çfarë bëri mbyllja e atyre kufijve, ajo shpëtoi mbi 30,000 jetë në Australi. Dhe ekonomia po rritet me ritme të shpejta, pavarësisht kufizimeve që kemi në fuqi tani”, tha ai.

Australia ka pasur disa nga masat më të rrepta dhe afatgjata të bllokimit.

Uellsi i Ri Jugor, Viktoria dhe Sidnei sapo kanë filluar të lehtësojnë kufizimet e rrepta të bllokimit  të cilat u vendosën në përpjekje për të frenuar një valë të tretë të infeksioneve COVID-19.

Kryeministri australian deklaroi se për ata përsona që kanë marrë të dyja dozat e vaksinës kundër COVID-19 do të hapen kufijtë jashtë vendit përpara vitit të ri nëse arrihet objektivi i vaksinimit prej 80%.

Norma e vaksinimit 80% me dy doza e cila do të sigurojë hapjen e kufijve, synohet që të arrihet në fillim të muajit Dhjetor.

Australia ka mbyllur kufijtë pas rastit të parë me Covid që u shënua në vend dhe këto masa vazhdojnë të jenë ende aktive.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *