Kryeministri austriak nën hetim për korrupsion

kryeministri austriak nen hetim per korrupsion

13:22 09/10/2021

Kurz dyshohet se përdori para publike për të siguruar mbulim pozitiv në media

Kancelari Sebastian Kurz, tashmë nën hetim për ryshfet, dyshohet se ka përdorur fonde qeveritare për të siguruar mbulim të favorshëm nga media.

Prokurorët në Austri thonë se “Sebastian Kurz, nëntë të dyshuar të tjerë dhe tre organizata” janë subjekt i një hetimi për vepra të ndryshme korrupsioni.

Mediat austriake raportuan më herët se hetuesit kishin kontrolluar zyrat e Partisë Popullore qeverisëse të vendit në lidhje me një hetim ryshfeti. Prokurorët thanë se po hetonin kancelarin Kurz.

Agjencia Austriake e Shtypit raportoi se godina e kancelarisë u kontrollua, por  nuk ishte e qartë nëse kjo përfshinte edhe zyrat e Kurz.

“Presse” dhe “Kurier”, dy të përditshme austriake, raportuan se hetimi ishte i lidhur me pagesa të dyshimta për sondazhe të botuara në një gazetë tjetër. Transmetuesi publik ORF raportoi se sondazhet, nga të cilat përfitoi Partia Popullore e qendrës së djathtë, u paguan nga Ministria e Financave.

kryeministri austriak nen hetim per korrupsion

APA raportoi se zyra e prokurorëve tha se hetimi i saj për Kurz dhe nëntë persona të tjerë dyshohen  për shkelje të besimit dhe ryshfet. Hetimi  përfshin veprime të dyshuara midis viteve 2016 dhe 2018.

Kjo lidhet me periudhën në të cilën Kurz mori drejtimin e Partisë Popullore dhe e drejtoi atë në qeveri në krye të një koalicioni me Partinë e Lirisë të së djathtës ekstreme.

Prokurorët pretendojnë se një kompani mediatike e paidentifikuar “mori pagesa” në këmbim të publikimit të këtyre sondazheve.

Kompania në fjalë nuk është emëruar zyrtarisht, por është identifikuar gjerësisht në mediat austriake si tabloid “Oesterreich”.

Grupi që drejton “Oesterreich” lëshoi një deklaratë duke mohuar se ndonjë keqbërje ishte kryer në publikimin e sondazheve.

Zyrtarë të lartë të Partisë Popullore pohuan se informacionet e mediave ditët e fundit në lidhje me kërkimet e planifikuara kishin për qëllim të dëmtonin partinë dhe Kurz.

Kancelari 35-vjeçar u vu nën hetim në Maj nga autoritetet antikorrupsion me dyshimin se ka bërë deklarata të rreme në një komision parlamentar, një akuzë që ai e ka hedhur poshtë.

Kurz u bë Kancelar në fund të vitit 2017 pasi më parë shërbeu si ministër i Jashtëm i Austrisë.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts