Kryeministri britanik Johnson anulon vizitën në Indi

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka anuluar vizitën e tij në Indi për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus (COVID-19) në këtë vend njoftoi qeveria britanike.

Ai duhej të vizitonte Indinë javën e ardhshme. Megjithatë, ditët e fundit, një rritje e madhe e rasteve me COVID-19 është regjistruar në Indi. Për këtë arsye vendi përfundoi në ballinat e para të mediave botërore si dhe për shkak të “mutacionit të dyfishtë të varianteve të virusit”.

“Për shkak të situatës aktuale epidemiologjike, kryeministri Boris Johnson nuk do të udhëtojë në Indi javën e ardhshme. Në vend të kësaj, kryeministrat e Indisë dhe Britanisë do të flasin më vonë gjatë muajit për t’u dakorduar mbi planin për marrëdhëniet e ardhshme midis dy vendeve”, thuhet në njoftimin e përbashkët.

Siç shtuan, ata do të mbesin në kontakt të rregullt, ndërsa mezi presin të takohen drejtpërdrejt gjatë vitit.

Në Indi të hënën u regjistruan më shumë se 270 mijë raste të reja të koronavirusit, që është rekord i ri brenda një dite, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Sipas të dhënave të fundit, 273.810 raste të reja të infeksionit janë regjistruar në këtë vend ndërsa numri i përgjithshëm ka tejkaluar 15 milionë. Në 24 orët e fundit, 1.619 persona kanë vdekur si rezultat i virusit.

India nga e enjtja e kaluar regjistron më shumë se 200 mijë raste me COVID-19 në ditë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *