Kryeministri Edi Rama publikon foton krah gazetares së BBC: Nder të punosh me Yalda Hakim që ka ndihmuar në evakuimin e qytetarëve afganë





ediramayaldahakim

Kryeministri Edi Rama është takuar me gazetaren e BBC, Yalda Hakim këtë të dielë.

Kreu i qeverisë ka publikuar në Twitter një foto krah gazetares teksa i shpreh mirënjohjen.

Ai thotë se është nder të punosh me njerëz të tillë që ndihmojnë qytetarët afganë të evakuohen nga vendi i tyre dhe të ndihen të mirëpritur në Shqipëri.

“Një nder të punosh krah për krah gazetares së BBC, Yalda Hakim dhe njerëz të tjerë që kanë ndihmuar në evakuimin e fëmijëve, grave e burrave nga ferri në Afganistan dhe t’i bëjnë ata të ndihen si në shtëpi në Shqipëri. Pasi t’i strehojmë, ata duhet t’u ofrojmë atyre një jetë të re dhe ne do ta bëjmë sëbashku” – shkruan Rama.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *