Kryeministri Edi Rama takon Presidentin Erdogan në SHBA, mediat turke zbardhin detaje





ramaerdogan

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është takuar në Nju Jork me presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.

Lajmi është bërë publik nga mediat turke, ndërsa u konfirmua edhe nga zyra e Presidentit turk, e cila beri njoftimin ne rrjetet sociale.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Anadolu, dy liderët janë takuar në kuadër sesionit të 76 të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.

Nuk dihet ende fokusi i këtij takimi apo bisedat që janë zhvilluar mes krerëve të dy shteteve. “Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura”, shkruan Anadolu.

Ndërkohë më herët, Presidenti turk gjatë deklaroi në një intervistë për mediat amerikane se SHBA duhet të bëjë më shumë në lidhje me refugjatët afganë pas krizës që ndodhi.

Erdogan tha se “aktualisht, SHBA-ja nuk i ka përmbushur detyrimet e saj ndaj Afganistanit”.

“Kemi më shumë se 300.000 refugjatë afganë dhe nuk do të kemi më mundësi të mirëpresim më shumë refugjatë afganë në Turqi”, tha presidenti turk në intervistën e cila do të transmetohet plotësisht të dielën.

I pyetur nëse SHBA-ja duhet të bëjë më shumë, Erdogan është përgjigjur: “Sigurisht, Shtetet e Bashkuara duhet të bëjnë shumë dhe duhet të investojnë shumë”.

“Shtetet e Bashkuara kanë qenë atje për 20 vitet e fundit, por pse kanë qëndruar në radhë të parë? Këtyre pyetjeve duhet t’u jepet përgjigje nga vetë Shtetet e Bashkuara”, shtoi ai.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *