Kryeministri francez Castex rezulton pozitiv me Covid-19

11:50 23/11/2021

Kreu i qeverisë ka marrë dy doza të vaksinës kundër koronavirusit

Kryeministri francez, Jean Castex ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe agjenda e tij pritet të ndryshojë në ditët në vijim në mënyrë që ai të mund të vazhdojë aktivitetet.

“Kreu i qeverisĂ« mĂ«soi se njĂ« nga vajzat e tij 11-vjeç kishte rezultuar pozitive. MĂ« pas Castex bĂ«ri menjĂ«herĂ« njĂ« test PCR dhe rezultoi pozitiv”,  deklaruan burimet qeveritare.

Gjatë së hënës Kryeministri francez u takua me homologun e tij belg Alexander De Croo, i cili ndodhet aktualisht në karantinë pas takimit të tyre.

Kreu i qeverisë mori dy doza të vaksinës në pranverë. Për shkak të rritjes së rasteve me Covid-19 shumë vende evropiane kanë imponuar masa më të rrepta. Por Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se Franca nuk ka nevojë të ndjekë masa të tilla pasi rregullat e pasaportës shëndetësore kanë ndihmuar në mbajtjen nën kontroll të virusit.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.