Kryeministri hungarez: Të hiqen sanksionet ndaj Rusisë

kryeministri hungarez te hiqen sanksionet ndaj rusise
kryeministri hungarez te hiqen sanksionet ndaj rusise
????????

13:01 22/09/2022

Orban deklaron se çmimi i gazit dhe inflacioni do të ulet nëse merret ky vendim

Kryeministri hungarez Viktor Orban i cili ka qenë kritik ndaj vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë ka deklaruar së fundmi se duhet të hiqen.

Këtë e ka konfirmuar e përditshmja pro-qeveritare Magyar Nemzet. Këto deklarata Orban i bëri në një takim me dyer të mbyllura me anëtarët e partisë së tij të mërkurën, përpara fillimit të sezonit politik të vjeshtës.

Kreu i shtetit mësohet të ketë thënë se nëse merret një vendim i tillë nga BE efektet pozitive do të ndihen menjëherë. Sipas tij çmimet e gazit do të bien me 50% dhe po ashtu edhe inflacioni.

Pa sanksione, Evropa mund të rimarrë veten  dhe mund të shmangë një recesion të afërt, mësohet të ketë thënë Orban, duke përsëritur qëndrimin e tij të mëparshëm se sanksionet po  dëmtojnë më shumë  Evropën  se sa Rusinë.

Kujtojmë se më herët Orban deklaroi se me këto sanksione ekonomike të keq-menduara ndaj Rusisë, rrezikohen të shkatërrohen ekonomitë evropiane.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts