Kryeministri i Australisë: Çojmë vendin në drejtim të ri

kryeministri i australise cojme vendin ne drejtim te ri
kryeministri i australise cojme vendin ne drejtim te ri

12:55 22/05/2022

Anthony Albanese premton ndryshime në politikat klimatike të vendit

Udhëheqësi i ri i Australisë, Anthony Albanese është zotuar se do ta çojë vendin në një drejtim të ri duke i dhënë prioritet energjisë së rinovueshme dhe potencialit që vendi i tij ka.

Albanese, i cili fitoi zgjedhjet e së shtunës me Partinë Laburiste të qendrës së majtë, u shpreh  se Australia mund të bëhet një superfuqi e energjisë së rinovueshme. Ai pritet  të betohet si kryeministër, por ende nuk është e qartë nëse partia e tij do të ketë shumicën në parlament.

Ndryshimet klimatike janë një shqetësim i madh i votuesve, pas shumë katastrofash natyrore si zjarre dhe përmbytje që kanë përfshirë vendin në tre vitet e fundit .

Por pavarësisht këtyre zotimeve, Albanese ka refuzuar thirrjet për të hequr gradualisht përdorimin e qymyrit, ose për të bllokuar hapjen e minierave të reja.

Laburistët kanë premtuar të ulin emetimet me 43% deri në vitin 2030 dhe të arrijnë në zero deri në vitin 2050,  duke ushtruar presion mbi kompanitë shkaktare te ndotjes.

Sipas sondazheve kriza klimatike ishte një nga çështjet përcaktuese të zgjedhjeve në Australi, si një nga pikat e pakta të dallimit midis partisë së Scot Morrison dhe Anthony Albanese, dhe një shqetësim kyç i votuesve.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts