Kryeministri i Francës njofton se do të japë dorëheqjen

kryeministri i frances njofton se do te jape doreheqjen
kryeministri i frances njofton se do te jape doreheqjen

Kryeministri i Francës Gabriel Attal ka folur në rezidencën e tij zyrtare, Hôtel de Matignon në Paris.

Ai thotë se “sonte asnjë nga ekstremet nuk mund të pretendojë shumicën” dhe për këtë vlerëson “frymën franceze”.

Ai gjithashtu thekson se shumë anëtarë të aleancës së Ansamblit të Presidentit Macron janë rizgjedhur. “Të jesh kryeministër është nderi i jetës sime”, shton ai.

“Sonte, megjithëse Ansambli ka fituar trefishin e mandateve nga sa ishte parashikuar, ne nuk kemi shumicë”, tha ai. “Dhe kështu, nesër në mëngjes do t’i dorëzoj dorëheqjen Presidentit të Republikës.

Ai shtoi megjithatë se do të qëndrojë “për aq kohë sa ta kërkojë detyra”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts