Kryeministri i Irakut i mbijeton atentatit, u sulmua me dron me eksploziv

09:28 07/11/2021

Kryeministrit të Irakut, Mustafa Al Kadhimi iu është bërë një atentat me dron në Bagdad. Në rezidencën e udhëheqësit të Irakut Mustafa al-Kadhimi u pa një dron i cili kishte eksploziv, duke lënë të plagosur 10 persona. Kryeministri fatmirësisht mundi ti shpëtonte atentatit, duke marrë plagë të lehta.

Kadhimi dhe të lënduarit e tjerë ndodhet në spital jashtë rreziku për jetën. Al- Kadhimi ka ardhur në pushtet në maj të vitit të kaluar dhe më parë ka shërbyer si shef i inteligjencës së Irakut.

Përmes një postimi zyrtar të kryeministrit në rrjetin social Twitter, qytetarët të ruajnë qetësinë për hir të Irakut. Nuk ka ende informacion se kush fshihet pas tentativës për vrasjen e tij.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *