
Kongresi i Partisë Popullore Evropiane po kryen prej disa ditësh punimet e tij në Roterdam të Holandës, në kuadër të së cilit është mbajtur edhe një panel diskutimi me temë: “Të bashkuar në solidaritet; mbrojtja e demokracisë perëndimore”.
Në fjalën e mbajtur në këtë panel, kryeministri i Kroacisë Anderej Plenkoviç si kryefjalë të diskutimit të tij ka pasur integrimin në Bashkimin Evropian.
Gjithashtu kryeministri kroat theksoi se Bosnja dhe Kosova nuk e kanë statusin e kandidatit dhe se ato nuk duhet të ishin “në vagonin e fundit të trenit drejt BE-së”, raporton agjencia kroate e lajmeve Hina.
Plenkoviç tha se EPP-ja duhet të vihet në lëvizje, në mënyrë që të trajtojë çështjet “e problemeve thelbësore”.
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al