Kryeministri i Libanit i kërkon ministrit të informacionit të japë dorëheqjen për komentet e bëra kundër Arabisë Saudite

 Kryeministri libanez Najib Mikati i kërkoi të enjten ministrit të informacionit George Kordahi të japë dorëheqjen për interesin kombëtar, njoftoi Agjencia Kombëtare e Lajmeve Libaneze.

“Përsëris thirrjen time që ministri i informacionit të përdorë ndërgjegjen, të vlerësojë rrethanat, të marrë qëndrimin e nevojshëm dhe t’i japë përparësi interesit kombëtar”, tha Mikati.

Mikati tha se ai po planifikon të zgjidhë mosmarrëveshjen me Arabinë Saudite dhe vendet e tjera të Gjirit.

“Ne kurrë nuk do të lejojmë që kjo çështje të bëhet objekt grindjesh politike dhe do të kërkojmë, në bashkëpunim me të gjithë njerëzit besnikë, të anulojmë vendimet e marra nga mbretëria në një mënyrë që të rivendosim qetësinë e marrëdhënieve të Libanit me fqinjët e tij arabë. “shtoi Mikati.

Marrëdhëniet libanezo-saudite janë përkeqësuar pas komenteve të bëra nga Kordahi duke kritikuar luftën e Arabisë Saudite në Jemen.

Të premten e kaluar, Arabia Saudite dëboi ambasadorin libanez dhe ndaloi të gjitha importet nga Libani në shenjë proteste kundër komenteve të tij.

Kordahi kishte thënë në një intervistë televizive të regjistruar disa javë përpara emërimit të tij si ministër se Huthi në Jemen e kanë mbrojtur veten përballë agresionit të jashtëm prej vitesh.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *