Kryeministri i Pakistanit, Khan: Jemi me Gazën

Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan tha se vendi i tij qëndron me Palestinën mes valës së fundit të sulmeve ajrore izraelite në Gaza duke vrarë dhjetëra dhe plagosur qindra të tjerë.

“Unë jam kryeministri i Pakistanit dhe qëndrojmë me Gazën, qëndrojmë me Palestinën”, tha Khan në një postim në Twitter, i cili mbeti trendi kryesor në faqen e internetit të blogjeve të mediave sociale në Pakistan.

Ai gjithashtu citoi intelektualin e shquar amerikan Noam Chomsky ku thotë: “Ju merrni ujin tim, digjni ullinjtë, shkatërroni shtëpinë time, merrni punën time, vidhni tokën time, burgosni babanë tim, vrisni nënën time, bombardoni vendin tim, na bëni të vdesim nga uria, na poshtëroni të gjithëve, por unë jam fajtor. Kam shkrepur një raketë”.

Khan ka sqaruar prej kohësh duke përsëritur se vendi i tij nuk do ta njohë Izraelin derisa çështja të zgjidhet në pajtim me palestinezët.

Dhuna shpërtheu të dielën në territoret palestineze pasi policia izraelite sulmoi besimtarët brenda Xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të okupuar. Rreth 300 palestinezë u plagosën në sulmet brenda kompleksit të xhamisë.

Që nga java e kaluar, tensionet kanë qenë të larta në lagjen Sheikh Jarrah të Kudsit Lindor kur kolonët izraelitë u futën në zonë pasi një gjykatë izraelite urdhëroi dëbimin e familjeve palestineze.

Palestinezët që protestojnë në solidaritet me banorët e lagjes Sheikh Jarrah janë vënë në shënjestër të forcave izraelite.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor gjatë luftës arabo-izraelite në vitin 1967 dhe aneksoi të gjithë qytetin në vitin 1980, një veprim që kurrë nuk është njohur nga komuniteti ndërkombëtar.//AA

PĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do t’ju aprovohet menjĂ«herĂ«. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *