Kryeministri i Sllovakisë jep dorëheqjen pas skandalit me vaksinën ruse Sputnik

20:09 30/03/2021

Kryeministri i Sllovakisë Igor Matovic ka dhënë dorëheqjen pas krizës politike në vend të shkaktuar nga skandali me vaksinën ruse Sputnik V.

Matovic ia ka dorëzuar dorëheqjen Presidentit të vendit. Ish-zv/Kryeministri dhe ministri i Financave Eduard Heger është ngarkuar me detyrën për të formuar qeverinë e re.

Skandali politik në Sllovaki nisi pas marrëveshjes së fshehtë për të blerë vaksinën ruse Sputnik V. Para Kryeministrit, 6 anëtarë të kabinetit qeveritar kishin dhënë dorëheqjen nga postet e tyre.

Marrëveshja e fshehtë parashikonte blerjen e 2 milionë dozave të vaksinës Sputnik, edhe pse Bashkimi Europian nuk e ka autorizuar ende këtë vaksinë. Marrëveshja u përmbyll pavarësisht kundërshtimeve nga partnerët e koalicionit qeverisës.

Matovic e mbrojti blerjen e vaksinave ruse anti-covid me argumentin e përshpejtimit të procesit të vaksinimit. Sllovakia është shteti i dytë anëtar i BE-së pas Hungarisë që ka blerë vaksinën ruse. Që prej fillimit të pandemisë, në Sllovaki kanë humbur jetën 9500 persona si pasojë e koronavirusit Covid-19. /tvklan.al

Të ngjashme

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *