Kryeministri i Spanjës do të udhëtojë në Kiev në ditët në vijim

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, do të udhëtojë në kryeqytetin ukrainas, Kiev, në ditët në vijim, njoftuan burimet qeveritare për disa media kryesore në Spanjë.

Sanchez do të takohet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, për të demonstruar personalisht solidaritetin e Spanjës, shkruan e përditshmja spanjolle El Pais.

Udhëtimi në vendin e shkatërruar nga lufta do të përkojë me rihapjen e ambasadës spanjolle në Kiev, e cila tha Sanchez se do të rihapet “së shpejti”.

Disa liderë të tjerë kanë udhëtuar gjithashtu në Kiev në javët e fundit. Udhëtimi drejt kryeqytetit ukrainas është bërë më i sigurt që kur trupat ruse u larguan nga zona për të fokusuar sulmet e tyre në Ukrainën lindore.

Që nga fillimi i luftës, Ukraina është vizituar nga kryeministrat e Britanisë së Madhe, Polonisë, Republikës Çeke dhe Sllovenisë, si dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme, Josep Borrell.

Të hënën, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki tha se presidenti Joe Biden nuk kishte plane të vizitonte Kievin, por se Shtetet e Bashkuara të Amerikës synojnë të rihapin ambasadën në kryeqytetin e Ukrainës.

Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës, e cila filloi me sulmin rus më 24 shkurt, shkaktoi reagimin ndërkombëtar, çoi në sanksione financiare kundër Moskës dhe inkurajoi largimin e kompanive globale nga Rusia.

Të paktën 2.072 civilë janë vrarë dhe 2.818 janë plagosur në Ukrainë që nga fillimi i luftës, sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara, ndërsa shifra reale besohet të jetë shumë më e lartë.

Më shumë se 4,9 milionë ukrainas kanë ikur në vende të tjera dhe më shumë se 7 milionë janë të zhvendosur brenda vendit, tha agjencia e OKB-së për refugjatët.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.