
08:34 14/07/2022
Rriten tensionet, protestuesit kërkojnë largimin edhe të kryeministrit
Rriten tensionet në Sri Lanka! Protestuesit mbajnë të pushtuar kryeministrinë dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit. Ky i fundit urdhëron ushtrinë të bëjë “gjithçka është e nevojshme për të rivendosur rendin”.
Kryeministri në detyrë, Ranil Wickremesinghe, është emëruar President në detyrë, pas dorëheqjes dhe arratisjes në Maldive të Presidentit Gotabaya Rajapaksa, për shkak të protestave masive që shpërthyen në vend, si pasojë e krizës.
Sri Lanka ka vuajtur nga kriza më e rëndë ekonomike ndër dekada, dhe për këtë vendasit fajësojnë administratën Rajapaksa, ndërsa shohin si pjesë të problemit edhe kryeministrin.
Klan News