Kryeministri i Ukrainës: Forcat tona do luftojnë deri në fund për Mariupolin

kryeministri i ukraines forcat tona do luftojne deri ne fund per mariupolin
kryeministri i ukraines forcat tona do luftojne deri ne fund per mariupolin

20:54 17/04/2022

Kryeministri i Ukrainës Denys Shmyhal tha se forcat ukrainase do të luftojnë deri në fund për të mbrojtur Mariupolin.

Në një intervistë për BBC, ai deklaroi se ushtria ukrainase që ka mbetur në qytetin port në jug të vendit do të sfidojë ultimatumin e Rusisë për t’u dorëzuar.

Qyteti nuk ka rënë”, tha Kryeministri i Ukrainës.

Më herët Rusia deklaroi se nuk do të vriste ushtarët ukrainas që do të dorëzohen.

Por forcat ukrainase duket se janë të vendosura që të luftojnë. Edhe zyrtarë të tjerë të Ukrainës kanë bërë të ditur se kanë folur me ushtarët e tyre dhe kanë thënë se do të luftojnë deri në fund. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts