Kryeministri izraelit dhe presidenti egjiptian diskutojnë mbi “zhvillimet e fundit në Gaza”

Kryeministri izraelit, Naftali Bennet dhe presidenti egjiptian, Abdel Fattah es-Sisi, diskutuan mbi zhvillimet e fundit në Rripin e Gazës të bllokuar dhe të dy udhëheqësit vendosën të takohen “së shpejti”.

Sipas një deklarate me shkrim nga zyra e shtypit e kryeministrisë Izraelite, Bennett dhe Sisi zhvilluan një bisedë telefonike.

Bennett falënderoi Sisi-n për ndërmjetësimin e Egjiptit në armëpushimin midis Izraelit dhe grupeve palestineze më 21 maj dhe negociatat indirekte të shkëmbimit të të burgosurve për lirimin e izraelitëve të mbajtur nga Hamas.

Presidenti egjiptian gjithashtu uroi Bennett për emërimin e tij si kryeministër i ri i Izraelit më 13 qershor.

Sisi gjithashtu shprehu nevojën për të forcuar armëpushimin midis Hamas-it dhe Izraelit dhe për të përmirësuar situatën humanitare në Gaza.

Gjatë bisedës u bë e ditur se Bennett dhe Sisi ranë dakord të takoheshin “brenda një kohe të shkurtër”.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *