Kryeministri izraelit kundërshton krijimin e shtetit të pavarur palestinez

Kryeministri izraelit, Naftali Bennett, të martën tha se është kundër krijimit të një shteti të pavarur palestinez dhe nuk do të zhvillojë bisedime me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas.

Në një intervistë për KAN News, Bennett foli për zhvillimet në axhendën e Izraelit, duke thënë se krijimi i shtetit të pavarur palestinez do të ishte “një gabim i tmerrshëm”.

Ai po ashtu tha se nuk do të takohej me Abbasin, i cili tha se po “paditë ushtarët dhe komandantët e IDF-së në Gjykatën Penale Ndërkombëtare në Hagë”, si dhe siguron pagesa mujore për “terroristët”, duke iu referuar të burgosurve palestinezë dhe të afërmve të palestinezëve të vdekur.

Në një intervistë me të përditshmen izraelite “Yedioth Ahronoth”, ai argumentoi se i gjithë Kudsi është “kryeqyteti” i Izraelit.

Palestinezët kërkojnë themelimin e një shteti të pavarur me kryeqytet Kudsin Lindor. Sidoqoftë, administrata izraelite e kundërshton këtë, duke thënë se i gjithë qyteti është kryeqyteti i tij.​​​​​​​//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *