Kryeministri Johnson i jep zemër kombëtares së Anglisë: Të sjellim trofeun në shtëpi








Anglia për herë të parë në histori luan në një finale të Europianit, teksa do të sfidojë Italinë, aty ku objektivi është vetëm një, të marrin fitoren dhe trofeun.

boris

Për t’i dhënë akoma më shumë zemër të besuarve të Southgate ka menduar kryeministri i Anglisë, Boris Johnson.

Ky i fundit nëpërmjet një deklarate të bërë së fundmi, vlerëson ecurinë që kombëtarja ka bërë deri tani, ndërsa shpreson në një triumf në finalen ndaj Italisë.

I uroj fat të mbarë Anglisë sonte. Ka qenë një rrugëtim i pabesueshëm deri tani, por të gjithë shpresojmë që mund të shkojë edhe më bukur dhe ta sjellim Kupën në shtëpi sonte”, u shpreh Johnson në fjalët e tij.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *