“Kryeministri konfirmoi se zgjedhjet janë për oligarkun Gjergj Luca dhe…”- Bardhi: Kjo është alternativa e Edi Ramës!

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Elbasan, Gazment Bardhi thotë se kryeministri Edi Rama ka konfirmuar sot se “këto zgjedhje janë për oligarkun Gjergj Luca dhe mercenarin e tij politik, Taulant Balla.”

bardhi

Në një postim në facebook, Bardhi shkruan se PD nuk hyn në garë me Gjergj Lucën dhe as për të. Ai shtoi se zgjedhjet janë një moment për të ndryshuar modelin e politikës, ku ata që marrin pushtet të shërbejnë e t’i kthejnë besimin qytetarëve me punë dhe projekte zhvillimi.

Postimi i plotë:

Edi Rama erdhi sot në Elbasan dhe e konfirmoi se sipas tij, këto zgjedhje janë për oligarkun Gjergj Luca dhe mercenarin e tij politik, Taulant Balla.

Këto zgjedhje kanë të bëjnë me njerëzit, me hallet e tyre, me papunësinë, varfërinë ekstreme, me mungesën e shanseve, me braktisjen totale nga qeveria.

Zgjedhjet janë një moment për të ndryshuar modelin e politikës, ku ata që marrin pushtet të shërbejnë e t’i kthejnë besimin qytetarëve me punë dhe projekte zhvillimi.

Ne nuk hyjmë në këtë garë me dhe për Gjergj Lucën. Kjo është alternativa e Edi Ramës.

Jemi me njerëzit, dhe do të jemi portreti dhe zëri i tyre pas 25 Prillit.

#ShqipëriaFITON🇦🇱✌

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *