Kryeministri polak: Vendimi për t’i dërguar avionë Ukrainës duhet të merret nga e gjithë NATO

12:49 09/03/2022

Çdo vendim për t’i dhënë avionë luftarakë Ukrainës duhet të merret bashkërisht nga të gjitha vendet e NATO-s, tha kryeministri i Polonisë gjatë një vizite që zhvilloi këtë të mërkurë në Vienë.

“Ne nuk kemi rënë dakord që të furnizojmë me avionë vetë, sepse duhet të jetë vendimi i të gjithë NATO-s”, tha Mateusz Morawiecki gjatë një konference për shtyp, raporton Sky News.

Reagimi i tij vjen pasi Pentagoni refuzoi ofertën e Polonisë, për t’ia dhënë të gjithë avionët e saj luftarakë MIG-29 SHBA-ve, në mënyrë që të mund t’ia kalojnë Ukrainës, duke e quajtur si të pa pranueshme.

Zëdhënësi John Kirby tha se propozimi për dorëzimin e avionëve në bazën ajrore amerikane Ramstein në Gjermani “ngre shqetësime serioze për aleancën e NATO-s. Thjesht nuk është e qartë nëse ka një arsye thelbësore për këtë,” tha ai./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.