Kryeministri Rama ‘braktis’ Vlorën, zgjedh mandatin në qarkun e Durrësit






Pas 8 vitesh deputet në Vlorë, kryeministri Edi Rama këtë herë ka zgjedhur te mbajë mandatin e qarkut të Durrësit. Me këtë vendim, Rama lë bosh vendin e tij në Vlorë, duke ia pasura Teuta Ramaj, e cila renditet e 9 në listën shumemërore të kandidatëve të PS për qarkun jugor.

Gramoz_Ruci-doreheqja-PS-largimi-politika-Rama-perqafimi-PS-kryeministri-Kongresi-PS (16)

Kryeministri Rama ka informuar ditën e sotme Komisionerin Shteteror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi për vendimin e tij, pasi në zgjedhjet e 25 prillit arriti që të siguronte mandatin e deputetit në të dyja qarqet.

Në qarkun e Durrësit kreu i Partisë Socialiste ishte më i votuari me 15 mijë vota ndërsa në Durrës mundi që të merrte rreth 11 mijë vota.

Gjatë fushatës elektorale kryeministri kishte paralajmëruar se ndaj Durrësit kishte një borxh të madh. Ndërkohë qeveria ka zgjedhur qytetin bregdetar të Durrësit edhe për zbatimin e projekteve madhore, sic është ndërtimi i portit të ri.

rama

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *