Kryeministri Rama premton Fshat Olimpik: Jeni mbledhur si pëllumbat e Taqos, 7 nga 7 në një vrimë









Në fund të bashkëbisedimit që pati dje me drejtuesit e federatave sportive, kryeministri Edi Rama bëri një tjetër premtim të madh për sportin, që konsiston në ndërtimin e një Fshati Olimpik: “E di që jeni në një gjendje skandaloze nga pikëpamja e zyrave. Jeni mbledhur si pëllumbat e Taqo Buçit në Korçë, 7 nga 7 në një vrimë”, u shpreh fillimisht me anë të një batute Rama, i cili më tej vijoi:

rama kushsi ylli

“Kur prezantuam në fillim Qendrën Olimpike në 3D u tallën me ne, por sot po bëhet një qendër fantastike, së cilës do t’i shtohet edhe një hotel. Një qendër që do të presë skuadrat, por dhe ekipet kombëtare. Por më e rëndësishmja, ajo që dua t’ju them sot është se do të ndërtojmë një Fshat Olimpik Shqiptar, siç është në qendrën olimpike rezidenca e FSHFsë. Të kemi një fshat me të gjithë infrastrukturën dhe administratat e federatave të mos qëndrojnë më si në kafazet e Taqos. Në këtë fshat do të jenë të gjithë aksesorët e nevojashëm për çdo sport. Për këtë kam biseduar me Komitetin Olimpik që të paraqesë projektet”.

Në fund, kreu i qeverisë foli edhe pistën e famshme të atletikës, që edhe sot e kësaj ditë bën që Shqipëria të mbajë “rekordin e zi” që ka kryeqytetin e vetëm në botë pa pistë atletike. Rama foli për ndërtimin e pistës, ndërsa e mbylli me një batutë për kreun e FSHA-së, Gjergj Rulin: “Më në fund do të kemi edhe pistën e atletikës, se kemi mbetur të vetmit, por ne nuk arrijmë dot që të kemi: Që të kemi një Gjergj Ruli të dytë, që edhe kur nuk kërcen vetë, kërcen nëpërmjet të tjerëve”, përfundoi Rama.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.