Kryeministri Rama takon zyrtarin e lartë të Abu Dhabit: Diskutuam për investimet në portin e Durrësit dhe rindërtimin e Spitallës








ediramaabudhabi

Kryeministri Edi Rama ka takuar këtë të premte një zyrtar të lartë të Abu Dhabit, Sheiik Haza bin Zayed Al Nahuan.

Temë e këtij takimi ka qenë ecuria e bashkëpunimit mes dy vendeve për dy prej investimeve të mëdha në Shqipëri, rindërtimin e Spitallës dhe portin e Durrësit.

Postimi i Edi Ramës:

Me Sheiik Hazza bin Zayed Al Nahuan, Këshilltar i Sigurisë Kombëtare dhe Zëvendëskryetar i Këshillit Ekzekutiv të Abu Dhabit, për ecurinë e bashkëpunimit dypalësh mes dy vendeve, ecurinë e investimit masiv të Rindërtimit në Spitallë me financim të Princit të Kurorës, projektit madhor të transformimit të Portit të Durrësit në një prej porteve më të mëdha të Mesdheut, si edhe një sërë investimesh e bashkëpunimesh të tjera të rëndësishme.

Lexoni dhe: “Jam mes kryeministrave më të gjatë në botë”/ Rama flet nga Abu Dhabi për strehimin e afganëve: Nuk mund t’i kthenim shpinën, dikur ne dukeshim si alienë në brigjet e Italisë

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *