Kryeministri Rama u ndan detyrat për mandatin e tretë Elisa Spiropalit dhe Taulant Ballës: Kanë qenë të përkushtuar










edirama12

Kryeministri Edi Rama ka rikonfirmuar në detyrë kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Ballën dhe Ministren e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropalin.

Në fjalën e tij gjatë mbledhjes së deputetëve të vjetër dhe të rinj, Rama tha se ata kanë qenë të përkushtuar në punën e tyre në marrëdhënien me parlamentin duke lehtësuar punën e qeverisë.

Së fundmi, kreu i qeverisë foli dhe për deputetët e rinj që do të futen në Kuvend. Ai tha se ata do jenë vlerë e shtuar për ekipin e Partisë Socialiste.

“Është dita për të falenderuar të gjithë deputetët, drejtuesit dhe drejtuesit e komisioneve parlamentare, kryetarin e grupit parlamentar dhe Ministren me marrëdhënien me parlamentin. Taulanti ka punuar me përkushtim edhe në ditë të vështira po ashtu dhe Elisa ka qenë e përkushtuar në punën e saj duke lehtësuar punën e qeverisë për Parlamentin. Që të dy meritojnë një falenderim të veçantë dhe konfirmohen në detyrë dhe për mandatin e tretë. Do ta kenë të plotë mbështetjen tonë.Të gjithë deputetët e rinj do jenë një vlerë e shtuar. Shumë faleminderit nga zemra, pa secilin prej jush nuk do kishim mbërritur deri këtu.

Në përditësim..

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *