Kryeministri Rama uron 29 nëntorin dhe publikon videon me pamjet nga ‘Rruga e Arbërit’









Kryeministri Edi Rama ka uruar 29 nëntorin, Ditën e Çlirimit me një video nga Rruga e Arbërit, për të cilin siç kishte paralajmëruar edhe më parë do të hapej në këtë ditë.

 

Në një postimi në Facebook, kreu i qeverisë publikon videon nga rruga dhe shkruan: Mirëmëngjesi, gëzuar 29 nëntorin.

Kreu i qeverisë rreth një muaj më parë u shpreh se e gjithë rruga është gati përveç një problemi gjeologjik në Qafën e Murrizit që ka vonuar projektin.

Sjellim në vëmendje se “Rruga e Arbërit” do të bëhet një korridor lidhës i rëndësishëm Lindje-Perëndim. Rruga kalon në Qarkun e Tiranës – në Njësinë Administrative të Zall-Bastarit dhe nëpërmjet tunelit të Murrizit, rruga kalon në territorin e bashkisë Klos e konkretisht në fshatrat Drezës, Xibër, Shkallë, fshati Fshat. Pas daljes nga tuneli i Qafë-Buallit rruga kalon në afërsi të urës së Cerenecit, si dhe në të djathtë të fshatit Shupenzë.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *