
Kryeministri Edi Rama është takuar pasditen e sotme me kryetaren e Kuvendit të Azerbajxhanit, Sahiba Gafarova.
Vetë kryeministri ka ndarë pamje në rrjetet sociale ku shihet teksa shtrëngon duart me zyrtaren e lartë.
“Baku – Takim me Kryetaren e Kuvendit të Republikës së Azerbajxhanit, Sahiba Gafarova”, shkruan Rama.
Ai ndodhet për një vizitë zyrtare në Azerbajxhan, ndërsa më pas do të ndalet edhe në Turqi.
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al