Kryeministri Rama zbulon raportin e prokurorimeve publike: Nga 61 bashki të vendit, 47 prej tyre bëjnë tendera vetëm me një operator








Kryeministri Edi Rama në një takim me kryetarët e bashkive u ka kërkuar atyre që të kenë shumë kujdes dhe t’i vënë gishtin kokës se në fund do të përfundojnë të vetëm para gjykatës.

edi rama

Në fjalën e tij para kryebashkiakëve, kryeministri Rama zbuloi raportin për prokurorimet publike, duke theksuar se nga 61 bashki, 47 prej tyre, pra, më shumë se 50%, për më shumë se 50% të procedurave, kanë vetëm një operator ekonomik.

Nga ana tjetër, nga analiza e të gjitha procedurave të zhvilluara nga bashkitë, në sistemin e prokurimit publik rezulton se nga 61 bashki, 47 prej tyre, pra, më shumë se 50%, për më shumë se 50% të procedurave, kanë vetëm një operator ekonomik. Pavarësisht se procedura teorikisht është e hapur”, tha ai.

Kryeministri Rama u bëri thirrje kryebashkiakëve t’i vinin mirë gishtin kokës dhe të kuptonin në mish dhe në shpirt se mandati i tretë i PS-së kërkon një përkushtim të trefishtë ndaj popullit, një seriozitet të trefishtë ndaj privilegjit për t’i shërbyer këtij populli, një vetëdijësim të trefishtë për domosdoshmërinë e trefishimit të performancës qeverisëse të bashkive, të qeverisë, të agjensive dhe drejtorive të nivelit ekzekutiv.

Nuk po i hyj sot, fakteve dhe shifrave që tregojnë se sa shumë është përmirësuar sistemi dhe cilësia e prokurimeve publike, sepse nuk është ky qëllimi i kësaj mbledhjeje, por, duke qenë se pakënaqësia është që nga dita ime e parë në jetën publike dhe do të jetë e tillë deri në ditën e fundit një konstante e jetës së përditshme me veten, me ju, me qeverinë, me të gjitha institucionet e këtij shteti, edhe për prokurimet publike kam kërkuar reformimin e mëtejshëm. Pas një pune dyvjeçare, së bashku edhe me ekspertë shqiptarë dhe ndërkombëtarë të fushës, për ta reformuar më tutje sistemin e prokurimeve publike, është miratuar dhe sapo ka hyrë në fuqi paketa e re ligjore në fushën e prokurimit publik. Paketa e re përmirëson ndjeshëm kuadrin rregullator për prokurimet publike në Shqipëri dhe krijon premisat optimale për rritjen e eficensës së sistemit, duke e përafruar atë shumë ndjeshëm me legjislacionin europian, si dhe duke marrë në konsideratë gjetjet dhe rekomandimet e organizmave ndërkombëtarë në këtë drejtim, kërkesat për ndryshimet ligjore nga institucione të ndryshme në vend, sipas fushave të kompetencës së tyre dhe duke adresuar problematikat e hasura në praktikë gjatë procesit të prokurimit”, tha Rama.

Sipas tij, paketa e re synon të rrisë integritetin dhe përgjegjshmërinë e të gjitha palëve të përfshira në këtë proces esencial të makinerisë shtetërore, qoftë autoritet kontraktor apo qoftë operatorë ekonomikë, si dhe mbështet fuqizimin e  mekanizmave monitorues dhe ndëshkues për çdo shkelje të konstatuar.

Kryeministri u bëri thirrje kryebashkiakëve të marrin sa më shpejt një laps në dorë dhe ta studiojnë këtë paketë dhe të kërkojnë nga strukturat përgjegjëse për prokurorimin të bëjnë të njëjtën gjë.

Mbi të gjitha ju sugjeroj shumë dashamirësisht të mos përziheni me procesin e prokurimit publik”, u shpreh Rama.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *