Kryeministri suedez humbet mocionin e mosbesimit

20:10 21/06/2021

Stefan Lofven u rrëzua nga deputetët e opozitës, një javë kohë të japë dorëheqjen

Kryeministri suedez i qendrës së majtë Stefan Lofven nuk ka arritur që të marrë votëbesimin e Parlamentit, duke e zhytur vendin në një pasiguri të thellë politike ndërsa trajton pandeminë COVID-19.

Ai u rrëzua nga deputetët e opozitës të cilët i kanë dhënë atij një javë kohë që të japë dorëheqjen ose ta dërgojë vendin në zgjedhje të parakohshme. Me bllokimin e Parlamentit dhe sondazhet e opinioneve, kriza politike mund të mos zgjidhet shpejt, megjithëse ekonomistët thonë se kjo nuk do të ketë ndikim të madh në ekonomi.

DemokratĂ«t nacionalistĂ« tĂ« SuedisĂ« e quajtĂ«n votimin njĂ« çështje e rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r shumĂ« votues. Mocioni i mosbesimit, i cili kĂ«rkoi 175 vota nĂ« Parlamentin me 349 vende pĂ«r tĂ« kaluar, u mbĂ«shtet nga 181 ligjvĂ«nĂ«s. Kjo erdhi pas debatit tĂ« ashpĂ«r mbi pĂ«rcaktimin e qerave pĂ«r banim. MosmarrĂ«veshjet bĂ«nĂ« qĂ« partia e majtĂ« tĂ« tĂ«rhiqte mbĂ«shtetjen e saj pĂ«r koalicionin qeverisĂ«s.

Lofven, 63 vjeç, është Kryeministri i parë suedez që rrëzohet nga një mocion mosbesimi i paraqitur nga opozita. Nuk është e qartë se cili do të jetë Kryeministri i ri nëse Lofven largohet.

Lofven siguroi një mandat të dytë në 2018. Që atëherë ai ka udhëhequr një qeveri të brishtë pakice të Social Demokratëve dhe të Gjelbërve, mbështetur nga ish rivalët politikë Partia e Qendrës dhe Liberalët.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *