Kryeministri Tailandez spërkat dezinfektues mbi gazetarët

09:41 10/03/2021

Kryeministri Tailandez Prayuth Chan-ocha befasoi gazetarët në një konferencë shtypi, kur ai zgjodhi një mënyrë të pazakontë për të shmangur pyetjet e tyre.

Kur u pyet për një riorganizim të kabinetit, ai mori një shishe dezinfektues dhe filloi të spërkaste gazetarët. Gjenerali i ushtrisë në pension ka qenë në pushtet që nga një grusht shteti ushtarak në vitin 2014 dhe ka një histori të veprimit të diskutueshëm në ngjarjet e shtypit.

Në të kaluarën ai ishte kapur në kamera duke goditur në kokë një reporter dhe duke tërhequr veshin e tij, dhe një herë tjetër kishte nxjerrë  fotografinë e tij nga kartoni para gazetarëve për t’iu “përgjigjur” pyetjeve./tvklan.al









Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *