
09:39 10/03/2021
Kryeministri tajlandez Prayuth Chan-ocha befasoi gazetarët në një konferencë shtypi, kur ai zgjodhi një mënyrë të pazakontë për të shmangur pyetjet e tyre.
Kur u pyet për një riorganizim të kabinetit, ai mori një shishe dezinfektues dhe filloi të spërkaste gazetarët. Gjenerali i ushtrisë në pension ka qenë në pushtet që nga një grusht shteti ushtarak në vitin 2014 dhe ka një histori të veprimit të diskutueshëm në ngjarjet e shtypit.

Në të kaluarën ai ishte kapur në kamera duke goditur në kokë një reporter dhe duke tërhequr veshin e tij, dhe një herë tjetër kishtë nxjerrë fotografinë e tij nga kartoni para gazetarëve për t’u “përgjigjur” pyetjeve./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al