Kryeministri taleban i Afganistanit mban fjalimin e parë publik: Qeveria e mëparshme, e korruptuar

22:43 28/11/2021

Afganistani po përballet me krizë humanitare teksa qeveria e re islamike fajëson për këtë bllokimin e bërë nga SHBA të rezervave të Bankës Qëndrore Afgane si dhe qeverinë e mëpasshme të korruptuar.

Kryeministri taleban i Afganistanit ka mbajtur fjalimin e parë të tij publik që prej se grupi islamist mori pushtetin mbi tre muaj më parë.

Mullah Mohammad Hassan Akhund, bashkëthemelues i talebanëve, tha përmes një audio-incizimi se qeveria dëshiron të ketë marrëdhënie të mira me shtetet e tjera dhe se do të zgjidhin problemet ekonomike.

“Ne i sigurojmë të gjitha shtetet se ne nuk do të ndërhyjmë në punët e tyre të brendshme dhe ne duam të kemi raporte të mira ekonomike me ta”, tha Akhund.

Afganistani po përballet me krizë të madhe financiare dhe me rritje të inflacionit, të papunësisë, rënies së vlerës së monedhës kombëtare. Kriza ekonomike është përkeqësuar pasi SHBA ka ngrirë rreth 10 miliardë Dollarë të rezervave të Bankës Qëndrore Afgane. Po ashtu, Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ndaluar qasjen e Afganistanit në fonde.

Agjencitë e Kombeve të Bashkuara kanë paralajmëruar për krizë të madhe humanitare dhe mbi gjysmën e popullsisë prej 38 milionë banorësh, pritet që gjatë dimrit të përballet me uri.

“U bëjmë thirrje organizatave humanitare ndërkombëtare të mos ndalojnë ndihmën e tyre dhe të ndihmojnë popullin tonë”, tha Akhund.

Akhund tha se afganët nuk duhet të besojnë se talebanët janë fajtorë për problemet ekonomike, por ato janë si pasojë e qeverisë së mëparshme, që sipas tij, ishte e korruptuar.

Asnjë shtet nuk e ka njohur qeverinë e talebanëve. Qeveritë perëndimore po shikojnë mundësitë se si të komunikojnë me talebanët për të adresuar situatën humanitare.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *