
16:00 24/08/2022
Shoqet i dalin “topless” në rezidencën qeveritare
Kjo foto e ka vënë sërish në telashe Kryeministren finlandeze Sana Marin. Këto modele influencuese në Instagram që shfaqen “topless” duke u puthur me njëra – tjetrën e kanë shkrepur foton në rezidencën qeveritare Kesaranta në periferi të Helsinkit.
Fotoja është bërë në një prej festave të shfrenuara që Kryeministrja Sana Marin e ka organizuar në këtë rezidencë. Foton e publikoi në profilin e saj në Instagram, modelja Sabrina Sarka, njëra prej vajzave të shfaqura në foton “Topless”.
Vetë Kryeministrja kërkoi publikisht ndjesë, ndërsa tha se kjo foto nuk duhej të ishte shkrepur. Megjithatë Sana Marin tha se pamja i përkiste një takimi krejt normal mes miqsh, ku nuk ndodhi asgjë më shumë.
Ajo është vënë në qendër të kritikave për festat e shfrenuara. E vetmja gjë e jashtëligjshme që mund ta penalizonte ishte përdorimi i drogës. Por ajo rezultoi negative pas testit të kryer me kërkesë të opozitës.
Tv Klan
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al