Kryengritja lë pas qindra viktima në Kazakistan

20:27 09/01/2022

SHBA i kërkon sqarime Kazakistanit për ndërhyrjen e trupave ruse

Rritet në 164 numri i viktimave në Kazakistan në protestat e javës së kaluar në vend. Shifrat e njoftuara nga një kanal televiziv në vend përbëjnë një rritje të madhe krahasuar me ato të publikuara më parë. Nuk është e qartë nëse viktimat përfshijnë edhe numrin e viktimave civile.

Ndërkohë, zyra e Presidentit të Kazakistanit tha të dielën përmes një deklarate se një numër “objektesh strategjike” të vendit janë nën mbrojtjen e trupave të aleancës ushtarake të udhëhequr nga Rusia, e ftuar për të rivendosur rendin.

Dhjetëra njerëz janë vrarë, mijëra të tjerë janë arrestuar dhe shumë ndërtesa publike janë djegur në të gjithë Kazakistanin, një vend i madh i Azisë Qendrore, gjatë javës së kaluar. Presidenti Kasimm-JomartTokajev lëshoi urdhrin për të qëlluar pa paralajmërim në përpjekje për t’i dhënë fund dhunës nga njerëzit që ai i quan banditë dhe terroristë.

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha në një intervistë të dielën se urdhri i Presidentit Tokajev është i gabuar dhe duhet anuluar.

Me ftesë të Presidentit Tokajev, Organizata e Traktatit për Sigurinë Kolektive (CSTO), e udhëhequr nga Rusia dërgoi trupa për të rivendosur rendin, një ndërhyrje që vjen në një kohë tensionesh të larta në marrëdhëniet Rusi-SHBA, përpara bisedimeve të reja për krizën në Ukrainë.

Zoti Blinken tha se Uashingtoni ka kërkuar sqarime nga zyrtarët e Kazakistanit lidhur me vendimin për të kërkuar ndihmën e forcave ruse për t’iu përgjigjur trazirave të brendshme.

Qeveria e Kazakistanit tha se 5,800 njerëz janë arrestuar në lidhje me trazirat, duke përfshirë një “numër të konsiderueshëm” të shtetasve të huaj. Autoritetet gjithashtu thonë se situata është stabilizuar në të gjitha rajonet e vendit.

Protestat në Kazakistan filluan si një reagim ndaj një rritjes së çmimit të karburantit përpara se të shndërroheshin në një lëvizje të gjerë kundër qeverisë së Presidentit Tokajev dhe ish-Presidentit të vendit, Nursultan Nazarbajev. Ish-shefi i zbulimi në Kazakistan dhe kryeministri me dy mandate, Karim Massimov është arrestuar nën dyshimet për tradhti.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts