Kryeparlamentari Konjufca takon Lajçak: Dialogu të rezultojë me njohje reciproke, integriteti territorial e pavarësia e Kosovës nuk janë tema

Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur në takim ditën e sotme të dërguarin special të BE për dialogun, Miroslav Lajçak.

Konjufca i ka theksuar qartë Lajçakut se dialogu Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohje reciproke.

Po ashtu ai ka shtuar se integriteti territorial dhe pavarësia e Kosovës nuk janë temë në dialog.

NJOFTIMI NGA KUVENDI I KOSOVËS

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.
Në takim u bisedua për ecurinë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, bashkëpunimin rajonal dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.
Kryekuvendari Konjufca u shpreh se dialogu duhet të rezultojë me njohje reciproke dhe përsëriti qëndrimin se rendi kushtetues, sovraniteti, integriteti territorial dhe pavarësia e Kosovës janë të panegociueshme.
“Asnjëherë nuk do të pranojmë që këto postulate të shtetit tonë të jenë temë e bisedimeve me Serbinë”.
Kreu i Kuvendit po ashtu vuri në spikamë angazhimet parlamentare lidhur me miratimin e ligjeve dhe harmonizimin e tyre me ato të BE-së, duke ritheksuar se perspektiva e Kosovës është në Bashkimin Evropian.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *