Kryeparlamentarja Nikolla takon ambasadorin austriak: Mirënjohje për mbështetjen në rrugëtimin e Shqipërisë në BE








linditanikolla

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla takoi këtë të premte ambasadorin e Austrisë në vendin tonë, Christian Steiner.

Diplomati austriak shprehu mbështetjen e Këshillit Kombëtar dhe qeverisë së Austrisë në marrëdhëniet me Kuvendin shqiptar.

“Marrëdhëniet dypalëshe janë të shkëlqyera dhe po zhvillohen në një mënyrë mjaft dinamike. Në shkurt 2021, u kremtua 65 vjetori e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve. Bashkëpunimi ekonomiko-tregtar vazhdon të rritet” – tha Steiner.

Kryeparlamentarja Nikolla shprehu mirënjohjen për asistencën austriake për përballimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit 2019 si edhe për kapërcimin e pasojave të pandemisë së COVID-19.

 “Ne i jemi mirënjohës Austrisë për mbështetjen e palëkundur ndaj procesit të integrimit evropian të Shqipërisë si edhe për vizionin e kontributin për nxitjen e Ballkanit Perëndimor në rrugëtimin drejt familjes evropiane.”, theksoi Nikolla.

Këshilli Kombëtar i Austrisë është ndër parlamentet partnere, me të cilat Kuvendi i Shqipërisë ka një bashkëpunim produktiv. Marrëveshja e Mirëkuptimit mes dy parlamenteve, nënshkruar në mars 2020, parashikon,  ngritjen në Kuvendin e Shqipërisë të Punishtes së Demokracisë, e cila do të nxisë edukimin qytetar dhe interesin e të rinjve për politikën dhe proceset demokratike.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *