Kryeparlamentarja Nikolla takon ambasadorin italian: Kuvendi do nxisë më tej bashkëpunimin mes dy vendeve





linditanikolla

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Italisë në Tiranë, Fabrizion Buçi.

Ambasadori Buçi i shprehu Kryetares Nikolla urimet për zgjedhjen në detyrën e re dhe përsëriti vullnetin e Italisë për të zgjeruar bashkëpunimin me Shqipërinë.

“Marrëdhëniet midis dy vendeve tona janë unike e speciale dhe ne do të punojmë për intensifikimin e tyre” – ka thënë Ambasadori Buçi.

Nikolla u shpreh se Kuvendi do të bëjë më të mirë për nxitjen e bashkëpunimit midis të dy vendeve.

“Me opozitën në Kuvend, Shqipëria po ecën drejt normalitetit dhe Kuvendi do të rrezatojë klimën e re të bashkëpunimit politik. Ne i jemi mirënjohës Italisë për mbështetjen si avokate në rrugëtimin tonë europian, për kontributin e gjithanshëm për zhvillimin e Shqipërisë dhe për fatin se është bërë shtëpia e dytë e qindra-mijra emigrantëve shqiptarë” – është shprehur Nikolla. 

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *