Kryepeshkopi i shqiptarëve në Argjentinë kujton dëshmorët e UÇK-së: Rroftë Shqipëria Etnike!

Kryepeshkopi i shqiptarëve në Argjentinë, Alejandro Greco, përmes një postimi në rrjetin social Facebookka përkujtuar dëshmorët e UÇK-së dhe luftën e tyre për liri. Greco shkruan se sakrifica e tyre do jete e paraharrueshme.

“Të gjithë motrat e vëllezërit shqiptarë: Përkojtojmë përvjetori i 23°, më 27, 28 dhe 29 janar të 1999, që 21 luftëtarë dhe eprorë të dalluar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në pritat e ushtrisë e policisë serbe, në Rugovë të Hasit, në Bishtazhin dhe në Goden, kanë rënë Dëshmorë për Liri: Agron Rama, Agim Zeneli, Sejdi Rama, Agush Gjocaj, Bahtiar Morina, Daut Kelmendi, Emrush Çetaj, Gaspër Karaqi, Gëzim Ademaj, Hamdi Berisha, Haxhi Kleçka, Ilir Merturi, Kasim Shala, Luan Smajli, vëllezërit memë e Prend Lleshi, Naim Dreshaj,Naim Gashi, Sahit Krasniqi, Valon Gashi dhe Vesel Avdyli: Lavdi të Përjetshme Martirve te Dardanise – Kosovë që ranë në altarin e lirise”, ka shkruar Greco.

“Përkujtojmë i 23 vjetori, 28 janar 1999, që Gjakova Gaspër Karaqi, Patrioti, humanist, militant, mësuesi, poeti dhe publicisti, njeri me vlera të mëdha njerëzore, atdhetar, bie për të mos vdekë kurrë, në Fushën e Nderit: Lavdi Dëshmorit Gasper Karaqi për jetë e mot për vepren dhe sakrificen e dhënë Kosovës. Përkujtojmë përvjetori i 25-të, më 31 janar 1997 – 2021, që në Pestovë Vushtrri, Kosovë, ranë heroikisht tre luftëtarë trima e UÇK-së, për të mbrojtur tokën e shenjtë shqiptare nga pushtuesi serb, në luftës së Kosovës: Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu nipin e tij, Edmond Hoxha nga Juniku: Lavdi të përjetshme e motë, qofët kujtimi i paharruar trimave tonë, gjaku i tyre u bë rrugërrëfyes për Altarin e Lirisë! Rroftë Shqipëria Etnike! Lavdi dhe respekt për Dardania! Shpirti i arbrit nuk vdes kurrë! Autoctonus!!! Zoti i bekoftë gjithë shqiptarët që ia duan të mirën atdheut. Shërbëtor i përulur i Zotit dhe Shqipërisë, Shkelqësia e Juaj Imzot”, ka shkruar në fund kryepeshkopi i shqiptarëve në Argjentinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.