Kryesia e PD propozon shkarkimin e Edi Palokës dhe anëtarëve që morën pjesë sot në Kuvendin e thirrur nga Berisha









Burime për “Panorama.al” bëjnë të ditur se Kryesia e Partisë Demokratike, e cila u mblodh sot pas Kuvendit të thirrur nga Sali Berisha ka propozuar edhe shkarkimin e Edi Palokës, që mban postin e Kryetarit të Këshillit Kombëtar.

Sali Berisha-Kuvendi-11-dhjetori-Evi-Kokalari-Belind-kellici-Albana-Vokshi (25)

Po ashtu mësohet se është propozuar shkarkimi i anëtarëve, të cilët morën pjesë sot në Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha

Më herët, kryesia shkarkoi 11 kryetarë të degëve në Tropojë, Shijak, Fushë-Krujë, Tirana 1, Tirana 3, Tirana 9, Paskuqan, Devoll, Kolonjë, Vlorë dhe Gjirokastër. Kryetarët e këtyre degëve, nuk u paraqitën mbrëmë në mbledhje dhe kanë refuzuar urdherat per kuvendin. Kyresia propozoi që nesër të mblidhet Këshilli Kombetar.

Ndërkohë me anë të një postimi në rrjete sociale, Paloka shprehet se me shkarkimin nga Kuvendi i Berishës, Basha nuk ka asnjë tagër për të mbledhur Këshillin Kombëtar.

Sipas Palokës, në Kuvendin e sotëm, kanë qenë një numër i konsiderueshëm nga anëtarët e Këshillit Kombëtar, të cilët shprehën qartazi vullnetin e tyre.

Une ju bej thirrje dhe pjesës tjeter te antareve, ti bashkohen PD te rithemeluar sot me vullnetin e shumices perfaqesuese te demokrateve e te mos behen pjese e lojes te atyre qe per karrige jane gati te shkelmojne interesat e demokrateve , per me teper , nga sot, pa asnje tager per te mbledhur Keshillin Kombetar”. shkroi me heret Paloka ne Facebook.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *