Kryesia miraton kandidaturat për zgjedhjet e 29 korrikut, Basha e Hani zyrtarisht në garë për të drejtuar PD

kryesia miraton kandidaturat per zgjedhjet e 29 korrikut basha e hani zyrtarisht ne gare per te drejtuar pd
kryesia miraton kandidaturat per zgjedhjet e 29 korrikut basha e hani zyrtarisht ne gare per te drejtuar pd

Pas më shumë se dy orë mbledhje, Kryesia e Partisë Demokratike zyrtare ka miratuar dy kandidaturat në garë për kreun e ri të PD.

Në njoftimin për media bëhet me dije se dy kandidatët janë Gjergj Hani dhe Lulzim Basha.

Kryesia u shpreh se nisur nga zhvillimet e fundit brenda PD,  vlerëson të papranueshëm qëndrimin bojkotues të disa prej anëtarëve të saj dhe fton secilin prej tyre të vetëpërmbahet nga ngritja e pretendimeve të pabaza që dëmtojnë interesat e familjes sonë politike.

NJOFTIMI:

Në mbështetje të nenit 45, pika 1 të Statutit të PDSh-së, dhe në zbatim të vendimeve të datave 6 qershor dhe 15 Qershor 2023, Kryesia e Partisë Demokratike të Shqipërisë, bazuar në relacionin e paraqitur nga Sekretariti Ekzekutiv, vendosi miratimin e kandidaturave për zgjedhjet për pozicionin e Kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë si vijon:

– Gjergj Tomor Hani
– Lulzim Xhelal Basha

Miratimi i kandidaturave për pozicionin e Kryetarit të Partisë Demokratike shënon një moment vendimtar për familjen tonë politike. Në prag të çeljes së garës, ne ftojmë çdo demokrat të jetë pjesë aktive e saj dhe e procesit të riorgnizimit, nëpërmjet të cilit do të ngrihemi në lartësinë e vlerave dhe aspiratave mbi të cilat Partia Demokratike u themelua në Dhjetor të vitit 1990, si forca e parë pro-perëndimore dhe si shpresa e shqiptarëve për ndryshim.

Gjithashtu, nisur nga zhvillimet e fundit brenda forcës sonë politike, Kryesia e Partisë Demokratike e vlerëson të papranueshëm qëndrimin bojkotues të disa prej anëtarëve të saj dhe fton secilin prej tyre të vetëpërmbahet nga ngritja e pretendimeve të pabaza që dëmtojnë interesat e familjes sonë politike.

Ne ftojmë çdo anëtar të Kryesisë së Partisë Demokratike të jetë pjesë e jetës institucionale dhe t’i japë zë çdo shqetësimi që mund të ketë brenda mandatit me të cilin është ngarkuar nga anëtarësia.

Mosnjohja e institucioneve, pretendimet mediatike të pabaza dhe akuzat e pamotivuara nuk ndihmojnë procesin e riorganizimit dhe shfokusojnë përpjekjet e përbashkëta për t’u dhënë demokratëve dhe shqiptarëve një opozitë të fortë dhe një alternativë qeverisëse të denjë për sfidat e Shqipërisë.

Kujtojmë se të pranishëm në mbledhje ishin:

Enkelejd Alibeaj
Indrit Sefa
Fitim Zekthi
Flutura Açka
Kreshnik Çollaku
Gazmend Koduzi
Xhemal Gjunkshi
Endri Hasa
Gentian Gaba
Jemin Gjana
Taulanda Jupi
Taulant Zeneli
Roland Bejko
Arber Agalliu

Ndërsa në mbledhje morën pjesë online Orjola Pampuri, Merita Bakiu dhe Agron Kapllanaj.

Gazetari Osman Stafa ka raportuar se fushata e dy kandidatëve do të nisë më 24 qershor, ku kandidatët do të shkojnë në degë të flasin me demokratët.

Pra kandidatët do të kenë në kohë pak më tepër se një muaj për t’u mbushur mendjen demokratëve për zgjedhjen e  tyre në krye të PD zyrtare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts