Kryesia mori vendim për t’i hequr vulën, reagon Gazment Bardhi: Veprime qesharake. Statuti i Partisë nuk ndryshohet me…

kryesia mori vendim per ti hequr vulen reagon gazment bardhi veprime qesharake statuti i partise nuk ndryshohet me
kryesia mori vendim per ti hequr vulen reagon gazment bardhi veprime qesharake statuti i partise nuk ndryshohet me

Gazment Bardhi ka deklaruar se statusi i partisë nuk ndryshohet me vendim të Kryesisë dhe aq me pak me vendim pa kuorum të Kryesisë.

“Statuti i Partisë nuk ndryshohet me vendim të Kryesisë, e aq me pak me vendim pa kuorum të kryesisë! Statuti është vullnet i përbashkët i rreth 7000 anëtarëve të Kuvendit Kombëtar të PD”, ka thënë ai.

Ky reagim nga ana e Bardhit vjen pasi Kryesia e PD mori vendim për t’i hequr vulën e partisë.

REAGIMI I BARDHIT:

“Nuk e kam zakon te komentoj veprime dhe akte qesharake dhe nen e efektin e dëshpërimit. Por për kureshtjen tuaj:

Vula administrohet sipas nenit 8 të Statutit dhe urdhrit nr. 218, datë 07.11.2019 të Kryetarit të Partisë; ndërsa dokumentimi, arkivimi, dhe protokollimi behet sipas nenit 21 të Statutit të Partisë dhe rregullave të miratuara me udhëzimin nr. 8, datë 19.01.2020 të Sekretarit të Përgjithshëm. Statuti i Partisë nuk ndryshohet me vendim të Kryesisë, e aq me pak me vendim pa kuorum të kryesisë! Statuti është vullnet i përbashkët i rreth 7000 anëtarëve të Kuvendit Kombëtar të PD. Për këtë arsye, për zhvillimet në PD referojuni vetëm dispozitave të Statutit, se me letra me firma mund tju vij keto ditë edhe ndonjë vendim për sekuestrimin nga “Kryesia e PD” e kurorës së mbretit të Anglisë!”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts