Kryesonte listën e Interpolit dhe i sanksionuar nga SHBA/ Policia arreston në tentativë për t’u larguar në aeroportin e Parisit të dyshuarin për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi

Policia franceze raporton se ka arrestuar një ish-anëtar të gardës mbretërore saudite të dyshuar për përfshirje në vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi .

Thuhet se Khalid Aedh al-Otaibi u arrestua në aeroportin Charles de Gaulle të Parisit, teksa ishte gati të merrte një avion për në kryeqytetin saudit, Riad.

Otaibi, 33 vjeç, është emëruar si një nga grupi “komando” në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll ku Khashoggi u vra më 2 tetor 2018. Ai ishte në listën e kuqe të Interpolit pas një urdhër-arresti të lëshuar nga Turqia. Ai po udhëtonte me emrin e tij të vërtetë, sipas radios franceze RTL. Ai pritet të dalë para gjykatës në orët në vijim, ku do t’i paraqitet zgjedhja për t’u transportuar në Turqi ose për të kundërshtuar urdhrin e arrestit dhe për t’u vendosur në paraburgim nga policia në pritje të ekstradimit.

Otaibi ishte mes 17 individëve të sanksionuar nga SHBA për rolin e tyre të dyshuar në vrasjen e Kashoggi.

Arrestimi erdhi disa ditë pasi presidenti francez, Emmanuel Macron, vizitoi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe takoi princin saudit të kurorës Mohammed bin Salman, i cili është akuzuar për urdhërimin e vrasjes së Khashoggi, një ish-kolumnist për Middle East Eye dhe Washington Post dhe kritik i ashpër i regjimit saudit. Një hetim i Kombeve të Bashkuara dhe agjencitë e inteligjencës amerikane arritën në përfundimin se operacioni ishte pothuajse me siguri i nënshkruar nga princi i kurorës. Riadi mohon që Princi Mohammed të ketë pasur njohuri për komplotin ose mbulimin e gabuar të tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.