Kryetari i Athinës: Mbështesim liberalizimin e vizave për Kosovën dhe integrimin në BE

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti priti sot në një takim kryetarin e Athinës, Kostas Bakoyannis.

Gjatë fjalës së tij, Bakoyannis tha se Greqia e mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën dhe anëtarësimin e saj në BE.

Ahmeti tha se Bakoyannis do të qëndrojë në Prishtinë deri të premten, e që tha se do të shikohet mundësia se në cilat fusha do të bashkëpunojnë.

“Do të diskutojmë edhe për reformat në qytetet tona. Z. Bakoyannis ka jetuar për një periudhë të shkurtër kohore në Kosovë. Ashtu sikurse edhe shteti grek edhe Bakoyannis ka ofruar mbështetje për Kosovën, përfshirë edhe procesin e liberalizimit të vizave”, -tha ai.
Ndërsa, kryetari i Athinës, Kostas Bakoyannis, tha se do të jetë për vizitë në shumë vende dhe më pas do të shohin se si do të konkretizojnë bashkëpunimin. “Greqia do të hapet për turizëm. U përmend që Greqia e përkrahë liberalizimin e vizave për Kosovën dhe anëtarësimin në BE”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *