Kryetari i Parlamentit të Maldiveve plagoset nga një shpërthim pranë shtëpisë së tij

Ish-presidenti dhe kryetari i Parlamentit të Maldiveve, Mohamed Nasheed, u plagos nga një shpërthim mbrëmë pranë shtëpisë së tij në kryeqytetin Male.

Ministri i Brendshëm i Maldiveve, Imran Abdulla, njoftoi se Nasheed vazhdon trajtimin në spital dhe se nuk ka rrezik për jetën.

Më tej ministri Abdulla shtoi se lidhur me ngjarjen është filluar një hetim.

Zyrtarët e policisë nuk kanë bërë deklaratë nëse ngjarja është apo jo ndonjë përpjekje për atentat, por ministri i Jashtëm i Indisë, Dr. Subrahmanyam Jaishankar, në një postim përmes rrjeteve sociale, shpërthimin e ka cilësuar si një sulm kundër ish-presidentit të Maldiveve, Mohamed Nasheed.

Në anën tjetër presidenti i Maldiveve, Ibrahim Mohamed Solih, e ka cilësuar shpërthimin si një sulm ndaj demokracisë dhe ekonomisë së vendit.

Mohamed Nasheed, presidenti i parë i zgjedhur me rrugë demokratike në Maldive, erdhi në detyrë pas një qeverisjeje autokratike 30-vjeçare dhe ai ka kryer detyrën e presidentit përgjatë viteve 2008-2012. Nasheed në vitin 2019 mori detyrën e kryetarit të parlamentit.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *