Kryetari i PD, Lulzim Basha përshëndet marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë: Hap i rëndësishëm në uljen e tensioneve





Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar në rrjetet sociale dhe ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, si një hap i rëndësishëm “në uljen e tensioneve dhe në trajmimin e barabartë të qytetarëve në të dy anët e kufirit”.

“Përshëndes marrëveshjen e arritur sot mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e të dërguarit special të BE, Miroslav Lajčák. Ky është një hap i rëndësishëm në uljen e tensioneve dhe në trajmimin e barabartë të qytetarëve në të dy anët e kufirit”.

Sipas Bashës, tashmë duhet te shkohet drejt nje zgjidhje te perhershme “për marrëveshjen e njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë”.

“Unë dhe PD mbështesim dhe inkurajojmë përpjekjet dhe angazhim e BE dhe SHBA për një zgjidhje të përhershme, për marrëveshjen e njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë”, shkruan kryedemokrati.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *